Pompeo refuzoi të takohet me Kurtin, Hashim Thaçi bën deklaratën e fortë

Ditën e sotme se Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, refuzoi të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Arsyeja lidhet me faktin se Kosova nuk pranon që të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Ndërkohë së fundmi ka reaguar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas tij, “pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol”.

“Rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me partnerët tanë me SHBA dhe BE që të ndodhë liberalizmi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në Interpol apo në UNESCO.

Pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin, Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol”, ka pohuar Thaçi.


Shtuar 15.02.2020 20:55