Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, një person ka informuar se tre meshkuj kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Ankuesi nuk ka pësuar lëndime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.
Polica është në kërkim të personave të dyshuar dhe rasti është duke u hetuar.