Planet e dasmës e deri tek emri i vajzës, flet Ledri Vula (VIDEO)

Ledri Vula së fundmi është bërë ndër personazhet më të komentuar në estradën shqiptare.

Reperi i njohur është në pritje të fëmijës së parë, së bashku me të dashurën dhe blogeren, Sara Hoxha.

Në një intervistë me Ardit Gjebrea, Ledri ka folur për planet e së ardhmes, të cilat përfshijnë dasmën e deri tek emri i vajzës.

I pyetur se a do të organizojnë ndonjë aheng, ai ka treguar se dëshirë më të madhe kanë prindërit e dyshes se sa ata vetë.

“Më shumë kanë dëshirë familjet se sa ne. Me qef kisha dashur që në (dasmë) të kem shoqërinë, familja gjithsesi, por edhe shokët. Diku në plazh, në bregdet”, është shprehur ai.

Po ashtu, reperi shqiptar ka folur edhe për emrin e vajzës që po e presin, emrin e së cilës e ka shumë të vështirë për ta zgjedhur.

“E kemi menduar, por ende nuk e kemi vendosur, nuk e kam dit që është kaq e vështirë”, shtoi Ledri.

Ndërkaq, Vula dhe Hoxha janë takuar vite më parë, në një koncert të reperit në Gjermani.


Shtuar 14.09.2020 18:59