Përflitet se e mori kartonin e verdhë me qëllim, reagon Vedat Muriqi

Vedat Muriqi mbrëmë shënoi, asistoi dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Shumë polemika u ngritën pas ndeshjes duke aluduar se reprezentuesi kosovar e bëri me qëllim.

Ndërsa, Vedat Muriqi demantoi të gjitha këto.

“I kam parë reagimet, por s’dua të flas shumë për to. Po të doja kartonin e dytë të verdhë, unë do e hiqja fanellën pas golit. Të gjithë e dinë që ka njerëz që po përpiqen ta “shkatërrojnë” ekipin tonë” – u shpreh gjiganti i Fenerbahçes.


Shtuar 19.01.2020 14:22