Categories: Uncategorized

Për 3 vjet mbi 16 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Vetëm gjatë 2019-ës, mbi 5.300 qytetarë, kanë ndërmarrë këtë veprim. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tregojnë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme ku shumë kosovarë kanë migruar.

Në kohën kur nuk ka liberalizim të vizave, pritjet për pajisje me viza vazhdojnë të jenë të gjata. I madh është edhe numri i kosovarëve që për arsye të ndryshme, po largohen nga vendi. E disa nga ata, që janë në kërkim të jetës më të mirë, veçse kanë lënë shtetin e tyre, po heqin dorë edhe nga shtetësia e Kosovës.

Të lidhura

None found

Rroksana Qarri, zyrtare për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tregon për Radio Kosovën, numrin e atyre që gjatë tre vjetëve të fundit kanë kërkuar të lirohen nga shtetësia kosovare, shkruan rtk.

“Gjatë vitit 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 5350 persona, zakonisht janë shqiptarë ata që lirohen nga shtetësia. Gjatë vitit 2018 janë liruar 5463 persona nga shtetësia e Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë vitit 2017 numri i të liruarve nga shtetësia është 5700 persona”, tha Qarri.

Të dhënat flasin se për tre vite, gjithësej 16 mijë e 513 kosovarë kanë heq dorë nga shtetësia e Kosovës. Ky numër, nëse merret për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, është për 1,026 më i madh se numri i përgjithshëm i dy komunave të Kosovës, Hanit të Elezit, që në vitin 2011 kishte 9,403 banorë dhe Junikut, ku u regjistruan 6,084 shtetas. Zëdhënësja Qarri, në bashkëbisedim për radion tonë, tregon arsyet kryesore që po i shtyjnë kosovarët të kërkojnë të lirohen nga shtetësia.

Rroksana Qarri: “Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë se Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së. Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e fitimit të shtetësisë dhe janë te obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i përgjithshëm i qytetarëve që aktualisht kanë shtetësi kosovare dhe janë gjallë, është 2 milionë e 458 mijë e 319 persona.

të fundit

Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen…

47 seconds ago

Barcelona vendos kushtet për të transferuar Pedro Porron

Barcelona ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Tottenhamit, Pedro Porro, por fillimisht kërkon që lojtari dhe…

3 minutes ago

Miqja e Arlinda Zekajt kërkon që edhe ish-vjehrra të hetohet nga Policia e Kosovës

Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish…

4 minutes ago

Juventusi pritet të regjistrojë Zhegrovën për Ligën e Evropës

Edon Zhegrova sipas të gjitha gjasave pritet të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjet e Ligës së Evropës, ka raportuar…

9 minutes ago

LSDM akuzon Sllaveskin se po mbron kapitalin kriminal dhe kërkon reagimin e Prokurorisë

LSDM sot ka akuzuar guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski se me vendimet e tij po tenton të mbroj paratë…

13 minutes ago

Ndahet nga jeta sulmuesi i Tenerifes pas përplasjes gjatë ndeshjes

Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e martë) pas përplasjes që pësoi të hënën mbrëma…

15 minutes ago