Categories: sport

Juventusi pritet të regjistrojë Zhegrovën për Ligën e Evropës

Sipas gazetës italiane “La Stampa”, ka shumë gjasa që Edon Zhegrova të përfshihet në skuadrën e Juventusit për takimet e Ligës së Evropës.

Raportimi bën të ditur se trajneri Luciano Spalletti pritet t’i japë Zhegrovës vendin e mesfushorit Manuel Locatelli në listën e UEFA-s. Locatelli është i lënduar dhe parashikohet të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se dy muaj.

Të lidhura

None found

Këtë ndryshim e mundëson neni 31.14, sipas të cilit, gjatë fazës së ligës, klubet mund të kryejnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A për një futbollist të ekipit të parë, kur dëmtimi e detyron të mungojë më shumë se 60 ditë.

Spalletti pritet ta përdorë këtë dispozitë për regjistrimin e Zhegrovës, i cili së fundmi është paraqitur mirë sa herë që është aktivizuar në takimet e kampionatit.

Bilanci i deritanishëm i Zhegrovës në Serie A të Italisë është dy gola dhe dy asistime.

të fundit

Denoncimi i LVV-së për ndriçimin “Smart”, Rama: Veprim politik para Prokurorisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas denoncimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prokurorinë Speciale lidhur me kontratën e ndriçimit…

3 minutes ago

Fetoshi paralajmëron për ndikimin rus në Ballkan dhe përdorimin politik të besimit islam

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, ka ngritur shqetësime për afrimin ideologjik mes qarqeve ruse dhe disa figurave të teologjisë…

3 minutes ago

Erion Veliaj nuk merr pjesë në seancën e GJKKO-së: Do të vij kur të më lejojnë të qëndroj në sallë, jo në kafaz

Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku i…

7 minutes ago

Ngjarje e rëndë në Itali, 21-vjeçari shqiptar v*et nënën e tij (EMRI)

Një krim brenda një familjeje shqiptare, ka ndodhur në zonën e Brescias në Itali, ku një 21-vjeçar ka vrarë me…

17 minutes ago

Champions League zbret sot në fushë me 9 sfida, vëmendja te Atletico Madrid – Bayern Munich dhe Manchester United – Roma

Champions LeagueUEFA Champions League sjell magjinë në 9 ndeshjet që premtojmë spektakël, në kuadër të raundit të 4-tët [...]Read More...

27 minutes ago

Rice merr drejtimin e mesfushës së Arsenalit, roli i ri i Artetës po e ngre në një tjetër nivel

Declan Rice po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, ndërsa ndryshimi i rolit në fushë…

27 minutes ago