Categories: sport

Barcelona vendos kushtet për të transferuar Pedro Porron

Barcelona ka nisur punën për të afruar mbrojtësin e Tottenhamit, Pedro Porro, por kërkon që futbollisti dhe përfaqësuesit e tij të ndihmojnë fillimisht në uljen e shumës që kërkon klubi anglez.

Raportimet e gazetës spanjolle Diario Sport bëjnë të ditur se drejtuesit katalunas kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e Porros, duke shqyrtuar mundësinë e një transferimi në janar ose gjatë verës së ardhshme.

Të lidhura

None found

Barcelona u ka sqaruar se nuk do të paguajë 70 milionë euro, çmimi që Tottenhami ka vendosur për kartonin e lojtarit. Klubi katalunas pret që Porro dhe rrethi i tij të nisin bisedimet me londinezët për të gjetur një marrëveshje më të përballueshme.

Interesi i Barcelonës për mbrojtësin daton që nga vera e kaluar. Vlera e tij në treg është rritur më tej pas kontributit të rëndësishëm me Spanjën, që fitoi Kupën e Botës 2026.

Porro, 27 vjeç, thuhet se dëshiron të rikthehet në La Liga dhe do ta mirëpriste mundësinë për të luajtur me fanellën e Barcelonës.

Gjithsesi, katalunasit përballen me negociata të vështira, pasi Tottenhami ndodhet në pozitë të favorshme. Në qershor, Porro nënshkroi me klubin anglez një kontratë afatgjatë, që zgjat deri në vitin 2031, duke i dhënë Tottenhamit kontroll të madh mbi të ardhmen e tij.

Barcelona e konsideron Porron përforcimin e duhur në krahun e djathtë të mbrojtjes. Drejtuesit synojnë të shtojnë konkurrencën dhe të përmirësojnë këtë repart, ku Jules Kounde nuk ka bindur me paraqitjet e fundit.

Mbetet për t’u parë nëse dëshira e Porros për t’u kthyer në Spanjë do të ndikojë në qëndrimin e Tottenhamit dhe në uljen e çmimit të kërkuar për transferimin.

të fundit

Sulejmani: Për bursat kanë dalë rezultatet e katër kategorive, në pritje edhe 2.470 të tjera

Zv. ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, i është përgjigjur reagimit të BDI-së për akuzat përfaqësimin e ulët të nxënësve shqiptarë…

8 minutes ago

Barcelona do të luajë pa Yamal në ndeshjen e Championsit

Skuadra e Barcelonës do të jetë pa yllin Lamine Yamal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut që luhet…

16 minutes ago

Maqedonia e Veriut ngjitet me 16 pozicione në indeksin e OKB-së për qeverisjen digjitale

Në vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet i 68-ti në botë dhe për herë të parë hyn në grupin me…

21 minutes ago

Iskra Haxhi: Sulmet ndaj gazetarëve trajtohen si ato ndaj zyrtarëve, krijohet Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e tyre

Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi sot njoftoi se është themeluar Komiteti Kombëtar…

21 minutes ago

Berlini miraton vazhdimin e misionit në KFOR me deri në 400 ushtarë gjermanë

Mes pasigurisë që ka rrethuar të ardhmen e kontigjentit amerikan në Kosovë mbetet e pasigurt, në kuadër të rishikimit të…

22 minutes ago

Dellova jashtë ndaj Gaziantepit, Krasniqi në pikëpyetje

Mbrojtësi Lumbardh Dellova do ti mungojë Amedsporit edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi…

22 minutes ago