Categories: kosovë

Miqja e Arlinda Zekajt kërkon që edhe ish-vjehrra të hetohet nga Policia e Kosovës

Një reagim i ri ka ardhur nga Ana Zhubi, shoqe e ngushtë e Arlinda Zekajt, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me rastin e vrasjes së saj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Zhubi ka kërkuar që autoritetet policore në Kosovë të marrin në pyetje edhe ish-vjehrrën e Arlinda Zekajt, duke u bazuar në pretendimet se viktimës i ishte shkaktuar dhunë psikologjike.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, ajo ka treguar edhe historinë personale të dhunës psikologjike që thotë se ka duruar gjatë martesës së parë, duke përmendur ofendimet, përçmimin dhe sjelljen që pretendon se kishte hasur nga ana e ish-vjehrrës.

Zhubi ka shprehur gjithashtu dyshime rreth pranisë së ish-vjehrrës së Arlindës në momentin e ngjarjes tragjike dhe ka vënë në pikëpyetje mungesën e çdo lloj ndërhyrjeje nga ana e saj.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i hetojnë edhe këto pretendime, me qëllim që të sqarohen të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.

Ana Zhubi ka diskutuar për Arlinda Zekajn edhe gjatë një interviste live në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.

Postimi i plotë i Ana Zhubit:

“Si nje vajze qe ka perjetuar dhune psiqike nga vjehrra per 16 vite rradhazi gjate marteses sime te pare- ofendime dhe perbuzje te vazhdueshme, nxerrje NGA SHTEPIA IME meqenese ajo refuzonte te kuptoj ligjet e Amerikes- pavaresisht gjithe kujdesit dhe rrespektit qe i beja dhe durimit qe kam pasur ngase nena me kishte mesuar dhe edukuar ‘te mos flas dhe nese eshte nevoja te perbi nje thes me therra tek burri’ – dhe sot duke vazhduar jeten me shume e shume trauma qe kam- une bej thirrje publike qe edhe vjehrra e Arlindes te miret ne pyetje per bashkepunim dhe dhune psiqike qe i ka bere nuses!”

“Kur me zuri per fyti njehere ish burri im- nana e tij erdhi vrap te shoh se qka po ndodh dhe keshillen e vetme e kishte: ‘mos djali im se sja vlen me i ndy duert ne kete rrob’!!!”

“E tash del se edhe vjehrra e Arlindes ka shikuar per se afermi vrasjen brutale sebashku me femijet dhe as nuk ka tentuar nderhyerrje!”

“Çka osht boll osht boll!!!”

“Asaj duhet me ja tregu vendin qe te jete mesim edhe per te tjeret!”

të fundit

Denoncimi i LVV-së për ndriçimin “Smart”, Rama: Veprim politik para Prokurorisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas denoncimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prokurorinë Speciale lidhur me kontratën e ndriçimit…

3 minutes ago

Fetoshi paralajmëron për ndikimin rus në Ballkan dhe përdorimin politik të besimit islam

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit “Octopus”, ka ngritur shqetësime për afrimin ideologjik mes qarqeve ruse dhe disa figurave të teologjisë…

3 minutes ago

Erion Veliaj nuk merr pjesë në seancën e GJKKO-së: Do të vij kur të më lejojnë të qëndroj në sallë, jo në kafaz

Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku i…

7 minutes ago

Ngjarje e rëndë në Itali, 21-vjeçari shqiptar v*et nënën e tij (EMRI)

Një krim brenda një familjeje shqiptare, ka ndodhur në zonën e Brescias në Itali, ku një 21-vjeçar ka vrarë me…

17 minutes ago

Champions League zbret sot në fushë me 9 sfida, vëmendja te Atletico Madrid – Bayern Munich dhe Manchester United – Roma

Champions LeagueUEFA Champions League sjell magjinë në 9 ndeshjet që premtojmë spektakël, në kuadër të raundit të 4-tët [...]Read More...

27 minutes ago

Rice merr drejtimin e mesfushës së Arsenalit, roli i ri i Artetës po e ngre në një tjetër nivel

Declan Rice po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, ndërsa ndryshimi i rolit në fushë…

27 minutes ago