Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ky subjekt politik gjithmonë ka pasur besim në proceset ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira.
“Ne mbështesim SHBA-në dhe angazhimin e tyre në procese të jashtëzakonshme për Kosovën përfshirë edhe atë të fundit. E kemi thënë gjatë rrugës që roli i SHBA-së është i pakontestueshëm. Ne kemi shprehur rezervat tona si PDK për delegacionin e Kosovës dhe mënyrën e bërjes së marrëveshjes në Ëashington”, ka thënë Deliu-Kodra, njofton Klan Kosova.
None found
Ajo është shprehur se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim me ta si opozitë.
“Nuk kemi qenë të kënaqur me qasjen e Hotit që nuk ka treguar bashkëpunim për ta afruar opozitën. Qeveria nuk ka sjell një platformë për dialog në parlament. Kemi pritur bashkëpunim më të madh me Qeverinë. Qeveria duhet ta dije e pa përfshirjen e opozitës do ta ka të vështirë të kalojë në parlament marrëveshjen”.
Sipas saj Hoti ka ndryshuar drastikisht qëndrim për “mini-shengenin”, duke pranuar së fundmi që Kosova të jetë pjesë e tij.
“Ka qenë i çuditshëm ndryshimi i Hotit dhe të tjerëve që kanë dalë hapur dhe kanë akuzuar për “mini-shengenin. Ka ndryshim të qëndrimit rrënjësor”.
Ndërkaq sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk kanë përafrim të qëndrimeve.
“PDK nuk ka vija të kuqe, por ka gjithmonë ide që mund të reformohen. Ka subjekte politike që duhet të reformohen për të pasur bashkëpunim opozitar”.
Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, sipas agjencisë kryesore të…
Dashi Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme.…
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, beson se Lamine Yamal nuk e tregoi versionin e tij më të mirë në Kupën…
E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…
Koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale varet nga qëllimi i secilit çift. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se…
Altin KryeziuEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...