Pas letrës së Thaçit reagon Kollçaku: Kjo është grabitje e pushtetit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas letrës që presidenti, Hashim Thaçi i ka dërguar kreut të LVV-së, Albin Kurtit ku i kërkon propozimin e mandatit për kryeministër.

Deputetja shkruan se kjo është një grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

“ Nga PAN- i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, shkruan Mulhaxha Kollçaku.

Kujtojmë se presidenti Thaçi i është përgjigjur përmes dy letrave kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit ku i ka kërkuar një emër të ri për Qeverinë e re.


Shtuar 2.04.2020 14:33