Në Kosovë, sot janë konfirmuar dy raste pozitive me koronavirus, njëra nga këto raste është një vajzë 20 vjeçare nga Italia dhe një kosovar 77 vjeçar.
Pas këtyre rasteve të para, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që qytetarët të mos frikësohen dhe të mos bëjnë panik.
“I ftoj të gjithë qytetarët që nëse kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë në Ministrinë e Shëndetësisë në numrat të cilët janë publikuar”.
“Nëse personat të cilët kanë pasë kontakt me ndonjë person të prekur me koronavirus, ose kanë qenë në vendet të cilat janë të prekura me Covid 19, dhe kanë probleme me frymëmarrje, me temperaturë, me kollë preferohet të rrinë në shtëpi si dhe duhet të thërrasin menjëherë MSH-në. Ftoheni të keni kujdes të shtuar”.
“Duhet të merrni masat parandaluese. Me kujdes të shtuar do t’ia dalim në këtë betejë me juve është shteti dhe qeveria”.