Pas dorëzimit të propozimit, Hashim Thaçi fton Albin Kurtin në Presidencë

Pas dorëzimit të propozimit nga LV-ja, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin për t’ia dorëzuar dekretin presidencal të mandatarit, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit për media, Thaçi e ka ftuar Kurtin në ora 12:00 në presidencë.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.


Shtuar 20.01.2020 09:20