Categories: Uncategorized

Osmani e quan Thaçin “gjarpër”: Provoi të kafshojë nderin e familjes sime

Presidenti Hashim Thaci akuzoi familjarët e kryeparlamentares Vjosa Osmani, se ka i kanë shërbyar Serbisë.

Pas këtij sulmi, ka reaguar dhe Osmani e cila i drejtohet Thaçit duke e quajtur “gjarpri” me nofkën që është njohur kur ka qenë komandant në UÇK, teksa i thotë se po e shpall familjen e saj tradhëtare siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje.

Të lidhura

None found

“Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e çon vendin tonë drejt humnerës”, shkruan Osmani.

Reagimi i plotë:

Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime. Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje. T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politik si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve. E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura.

Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e çon vendin tonë drejt humnerës. Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri ateherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tonë.

të fundit

Foda shpreson që Dalipi të zgjedhë Kosovën

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me sulmuesin Lutfi Dalipi. Ai thotë se ka pasur…

5 minutes ago

Hoxha akuzon drejtoreshën e ISHP-së për kërkesën që komunikimi zyrtar të bëhet vetëm në maqedonisht; kritikon heshtjen e VLEN-it

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

9 minutes ago

Mediat turke e krahasojnë Ernest Muçin me Zinedine Zidane

Ernest Muçi po konsiderohet lojtari i momentit në Turqi [...]Read More...

10 minutes ago

Komisioni parlamentar miraton katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…

11 minutes ago

Kosova me sytë nga kualifikimet për Evropianin, Foda ndjek lojtarët në vend dhe jashtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…

11 minutes ago

FFK konfirmon dy mungesa për shkak të lëndimeve; Enis Rexhepi pret miratimin e FIFA-s

Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…

16 minutes ago