Oferta prej 28 milionë eurove e klubit anglez për Vedat Muriqin refuzohet nga Fenerbahce

Fenerbahce është lëkundur nga Burnley, që kanë ofruar 28 milionë euro për Vedat Muriqin, por sërish kjo ofertë edhe pse e kënaqshme është refuzuar.

Burnley që renditet në vendin e 13-të në Ligën Premier ka bërë një ofertë zyrtare prej 28 milionë eurosh te Fenerbahçe për Vedat Muriqin, shkruasn FotoMaç.

Megjithatë edhe pse kjo ofertë është e lartë, zyrtarët e Fenerbahce absolutisht nuk duan ta shisnin lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi shihet si shumë i rëndësishëm në luftën për titull.

Për më tepër, menaxhmenti planifikon të shesë Vedat në kohën e duhur dhe me vlerë më të madhe se 28 milionë euro, pasi forma e tij në rritje çdo herë, po e rritë edhe çmimin.

Klubi i Fenerbahces ka borxhe të mëdha dhe vetëm futja në Ligën e Kampionëve, që do tua siguronte miliona euro, por edhe shitja e Muriqit, do të bënte që në pjesë e tyre të shlyhej.


Shtuar 28.01.2020 20:20