Nxirren trupat e dy të vdekurve në minierën e Artanës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë mbërritur në minierën e Novobërdës.

Minatorët të cilët tashmë kanë mbijetuar ata janë nxjerrë nga miniera, ndërsa nga Forca e Sigurisë së Kosovës do të nxirren edhe dy trupat e pajetë.

Punëtorët që humbën jetën në minierë janë një xehetar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçar.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i cili ka njoftuar po ashtu se edhe tre punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime.

“Ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës tavanore të punishtës në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët e këtij ndrrimi, ndërsa tre punëtorët nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore”./EO/


Shtuar 2.06.2020 12:49