Një tjetër viktimë nga COVID 19 në Kosovë, si është gjendja e pacentëve në spitalin e Pejës

Në Komunën e Pejës deri më tani janë identifikuar 49 raste të infektuar me COVID-19, kurse dy prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 46 janë duke u trajtuar në vetëizolim dhe një ka përfunduar me fatalitet.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë për KosovaPress, se gjendja e të prekurve është stabile dhe nën kontroll.

“Gjendja e të prekurve me COVID-19, në Komunën e Pejës është stabile. Të gjithë të prekurit janë në vetizolim në shtëpitë e tyre, përveç dy pacientëve të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive, për trajtim të vazhdueshëm”, thotë Loci.

Ai thotë se për një periudhë afat mesme janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajtimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

“Situata është në menaxhim prej institucioneve relevante të cilat merren me pandeminë dhe momentalisht është nën kontroll gjithçka… Jemi të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, që hynë në kuadër të masave mbrojtëse kundër COVID-19 dhe mundë të them se për një periudhë afat mesme qëndrojmë mirë”, deklaroi Loci.

Loci për futjen e Pejës në karantinë, thotë se është vendim i qëlluar, për shkak se ulë rrezikshmërinë e futjes së virusit nga vatrat tjera në Pejë, derisa theksoi se qytetarët janë duke e respektuar karantinën.


Shtuar 26.04.2020 13:54