Nis mbledhja e LDK-së, sot vendoset kandidati për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë.

Në këtë mbledhje, LDK pritet të vendos për emrin e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, që do të udhëheq me qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit.

Gjatë ditës së djeshme, në takimin që presidenti Thaçi mbajti me liderë të partive politike, pas dëgjimit të opinioneve në këta të fundit, u vendos që opcioni për krijimin e një qeverie të re është më i dëshirueshmi, përjashtuar Vetëvendosjen të cilët kërkojnë zgjedhje të reja.

Ende nuk dihet se kush pritet ta marrë besimin e LDK-së për të udhëhequr me qeverinë e re, teksa emri më i lakuar ka qenë ai i kryetarit të partisë, Isa Mustafa.


Shtuar 23.04.2020 09:03