Categories: Uncategorized

Mustafa: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga institucionet e vendit që të bashkëpunojnë në këtë situatë tw vwshtirw qw po pushton gjithw botwn.

Mustafa kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend, pasi që pandemia është duke u shpërndarë në territorin e Kosovës.

Të lidhura

None found

Mw tej ai shton se “Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashkë ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt”.

Postimi i plotë:

Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset.
S’munden vetëm mjekët.

Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria.

S’duhet humbur kohë.
Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashkë ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt.

Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, sepse po përballemi me një fatkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosovës. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka fol qartë!

Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi proporcione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll.

të fundit

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të mbërrijë në prill 2027

Drejtori i Shërbimit Korresktues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani ka thënë se synimi kryesor i tyre për këtë vit është…

15 minutes ago

Fermerët kosovarë të qumështit i kërkojnë AUV-it publikimin e rezultateve për “Vita”, paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit reaguan në lidhje me konferencën për media të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) për gjendjen…

15 minutes ago

Visar Bekaj tregon si debutoi 16-vjeçar te Ramiz Sadiku dhe kaloi më pas te Prishtina

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i…

18 minutes ago

Selmani për riformatimin qeveritar: Pa strategji, borxhi publik mbetet nyja kryesore

Qeveria drejt fazës finale të riformatimit pas publikimit të emrave të ministrave. Shtohen pikëpyetjet nëse ndryshimi i kabintetit qeverisës në…

20 minutes ago

Serbia vijon ndalimet e qytetarëve nga Kosova, apel mërgimtarëve të mos kalojnë nga ky shtet

Mërgimtarët që do të kalojnë tranzit përmes Serbisë në rrugën për në shtëpitë e tyre, sipas njohësve të çështjeve të…

26 minutes ago

QMK njofton: Deri në 18:00 janë evidentuar 11 zjarre, vetëm 1 mbetet ende aktiv

Deri në orën 18:00 të datës 04.07.2026, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura,…

34 minutes ago