Categories: Uncategorized

Grenell tregon se çfarë i tha Trump për Kosovën dhe Serbinë kur u diskutua mundësia për marrëveshje

Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka folur edhe njëherë për marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për mediat amerikane, Grenell ka thënë se Serbia do ta vendos ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrikun e vitit të ardshëm, teksa Kosova dhe Izraeli do ta njohin njëra tjetrën për herë të parë.

Të lidhura

None found

“Serbia do të vendos ambasadën e saj në Jeruzalem deri në vitin e ardhshëm. Ndërsa Kosova dhe Izraeli do të njohin njëra-tjetrën për herë të parë”, ka thënë ai.

Tutje, Grenell ka shtuar se përfitimet nga kjo marrëveshje për të dy shtetet do të jenë të mëdha, pasi që siç tha ai kompani të mëdha evropiane dhe amerikane do të zgjerohen në Ballkan.

“Marrëveshja do të bëj që bizneset amerikane dhe ato evropiane që kanë vlera përendimore, të zgjerohen në këtë regjion. Në vend që Kosova dhe Serbia të shohin nga Kina dhe Rusia, ato do të shohin nga bizneset amerikane dhe me stil përendimor. Kjo do të thotë që më shumë njerëz në Kosovë dhe Serbi, do të punojnë për kompanitë me vlera përendimore, dhe kjo do ta transformojë regjionin”, ka thënë ai.

Grenell ka treguar edhe se cila ishte ideja e presidentit amerikan, Donald Trump për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe çka i tha ai për herë të parë kur u hap kjo temë.

“Ata nuk kanë mundur të lëvizin përpara në aspektin ekonomik për shkaqe politike. Ajo çka Donald Trump më tha mua është “le të tentojmë t’i bashkojmë për normalizim ekonomik, si thua që ata të punojnë bashkë dhe të krijojnë vende pune për të rinjtë”, dhe kjo marrëveshje ishte për këtë”, ka thënë Grenell.

të fundit

Qazim Laçi jep asistin e parë sezonal, Rizespor thellon avantazhin ndaj Amedspor të Hasit

Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…

9 seconds ago

Tahiraj accuses PDK of hypocrisy over Special Court: you are playing power games

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…

11 minutes ago

Responsibility for The Hague: former soldier Hafir Hoxha demands accountability from institutions

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…

12 minutes ago

MINTI launches ‘Gift Made in Kosova’ campaign to promote local products

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

12 minutes ago

Protest outside the Ministry of Education/ police form security cordon, prevent road blockage

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

12 minutes ago

VIDEO/ Driblim elegant dhe përfundim vrastar: sulmuesi i Shqipërisë shpërthen në Turqi

Goli i Taulant SeferitNdërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Kayserispor – Sariyer, 3-0, e vlefshme për javën e…

16 minutes ago