Categories: maqedoni

Selmani për riformatimin qeveritar: Pa strategji, borxhi publik mbetet nyja kryesore

Pas publikimit të emrave të ministrave, Qeveria po hyn në fazën përfundimtare të riformatimit. Megjithatë, janë shtuar dilemat nëse ky ndryshim i kabinetit në mes të mandatit do të prodhojë rezultate, sidomos sa i takon mbylljes së çështjeve shqiptare.

Të lidhura

None found

Profesori universitar Bashkim Selmani vlerëson se, pa një strategji të qartë, vendi nuk pritet të ketë ndryshime të ndjeshme, ndërsa thekson se sfida kryesore vazhdon të jetë niveli i lartë i borxhit publik.

“Vetëm sa kemi ndërrime të personave, por strategjia, vjetërsimi, borxhet publike të qytetarëve, kriza ekonomike janë faktorë të cilët qeveria nuk është duke i mënjanuar ose zbutur. Kjo e bën problemin bazë me të cilën çfarëdo individi, çfarëdo qeverie që të vijë ose çfarëdo ministri që të jetë, nuk është ndonjë çështje që mund të presim ndonjë efektivitet për sa i përket shtetit.” – tha Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Duke u ndalur edhe te kalimi i ministrive të drejtësisë, kulturës dhe marrëdhënieve midis bashkësive te VLEN, Selmani thekson se mungon një platformë konkrete për mënyrën se si duhet vepruar.

“Shqiptarët nuk kanë ndërtuar një platformë bazë, se cilat institucione kanë prioritet dhe çduhet bërë. Prandaj më tepër e shoh si reformatim personal ose të subjekteve të caktuara. Mirëpo, nga ana tjetër nuk kemi matje të rezultateve se çfarë do të ndryshonim për qytetarët se brenda dy viteve shohim ndryshime të caktuara partiake të subjeketeve, dhe nga ana tjetër detyrimet, të drejtat, angazhimet e qytetarëve nuk u jepet komoditete, institucionet nuk janë funksionale sepse çdonjëra nga këto ka borxhe publike.” – u shpreh Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Ndërkohë, propozimi për kabinetin e riformatuar qeveritar pritet të hidhet në votim në kuvend deri kah mesi i muajit.

Sipas ndarjes së re, VLEN-i do të udhëheqë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive me Agon Feratin. Deri tani këtë post e mbante Ivan Stoillkoviq, i cili do të kalojë në detyrën e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale.

Po ashtu, VLEN-i ka marrë Ministrinë e Drejtësisë, që do të drejtohet nga profesori Jeton Shasivari, ndërsa ka humbur Politikën Sociale. Ky resor i ka kaluar OBRM-PDUKM-së dhe do të udhëhiqet nga zv.ministri aktual, Gjoko Vellkovski.

VLEN ka mbetur edhe pa dikasterin e shëndetësisë. Në këmbim, ka marrë Ministrinë e Kulturës, ku ministër do të jetë Sedat Sulejmani.

Nuk do të ketë ndryshime te kuadrot e VLEN-it në Eurointegrime, Ekologji dhe Ekonomi, përkatësisht Bekim Sali, Muhamet Hoxha dhe Besar Durmishi. /tvm2

të fundit

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të mbërrijë në prill 2027

Drejtori i Shërbimit Korresktues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani ka thënë se synimi kryesor i tyre për këtë vit është…

9 minutes ago

Fermerët kosovarë të qumështit i kërkojnë AUV-it publikimin e rezultateve për “Vita”, paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit reaguan në lidhje me konferencën për media të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) për gjendjen…

9 minutes ago

Visar Bekaj tregon si debutoi 16-vjeçar te Ramiz Sadiku dhe kaloi më pas te Prishtina

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i…

13 minutes ago

Serbia vijon ndalimet e qytetarëve nga Kosova, apel mërgimtarëve të mos kalojnë nga ky shtet

Mërgimtarët që do të kalojnë tranzit përmes Serbisë në rrugën për në shtëpitë e tyre, sipas njohësve të çështjeve të…

20 minutes ago

QMK njofton: Deri në 18:00 janë evidentuar 11 zjarre, vetëm 1 mbetet ende aktiv

Deri në orën 18:00 të datës 04.07.2026, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura,…

28 minutes ago

Flori Mumajesi bashkëpunim me Elvana Gjatën së shpejti? Gazetari jep lajmin

Pas një kohe të gjatë larg skenës muzikore, Flori Mumajesi po përgatitet për një rikthim të madh që pritet të…

30 minutes ago