Sipas njohësve të sigurisë në vend, mërgimtarët që do të udhëtojnë tranzit nëpër Serbi për të mbërritur në shtëpitë e tyre mund të përballen me shënjestrim nga shteti serb. Pas arrestimit të Osman Selmanit, janë përsëritur thirrjet që kjo rrugë të shmanget.
None found
Gjatë tetë viteve, 15 kosovarë janë ndaluar nën akuza pothuajse të ngjashme.
Më 1 korrik, Osman Selmani u arrestua në pikëkalimin kufitar në Mutivodë.
Edhe pse institucionet atje deklaruan se ai nuk kishte qenë ushtar i UÇK-së, ndaj tij u caktuan 30 ditë paraburgim.
Të premten, Organizata e Veteranëve të Luftës bëri të ditur se Selmani nuk figuron të ketë qenë pjesë e UÇK-së, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë.
“…këto arrestime që po bëhen në vazhdimësi me këto arrestime që s’u ndalën asnjëherë prej përfundimit të luftës sonë, andaj bëjmë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve që të mos ta marrin këtë rrugë sepse tani është koha e pushimeve kur ata do të vijnë”, ka thënë Gazmend Syla, nënkryetar i OVL-UÇK-së.
Sipas Sylës, qasja e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nuk ka pësuar ndryshim ndër vite.
Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Drizan Shala vlerëson se mërgimtarët, numri i të cilëve shtohet dukshëm gjatë muajve korrik dhe gusht, mund të bëhen objektiv i shtetit serb.
‘Shteti i Serbisë tanimë në fazën aktuale ku shumë qytetarë tanë, lëvizin të vijnë në Kosovë që përdorin territorin e Serbisë do të jenë target të strukturave të sigurisë të Serbisë të cilët kanë mbledhur të dhëna për persona që kanë kaluar më herët në territorin e Serbisë dhe kanë krijuar tanimë dosjet e tyre”, ka thënë Drizan Shala, ekspert i sigurisë.
Ndërkohë, televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me këtë çështje, por nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.
Cagliari mposhti minimalisht Frosinonen, ndeshje kjo e vlefshme për llogari të javës së 11-të të Serie A [...]Read More...
Llapi ka reaguar zyrtarisht ndaj vendimeve të gjyqtarëve në tri ndeshjet e fundit, duke shprehur pakënaqësinë për anulimin e tre…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë obligim të bëjnë gjithçka…
Gen Z: Gjeneratë e aftësive të jashtëzakonshme apo thjesht e mësuar ta shohë veten si të tillë? — Klan Kosova…
Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Mainz, duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të…
SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish.…