Milot Rashica sot rikthehet në stërvitje, kjo gjë i ndalohet

Nga sot ylli i Kosovës, Milot Rashica do të rikthehet në stërvitje me skuadrën e Werder Bremenit.

Lojtarëve të skuadrës nuk do tu lejohet të stërviten në grupe me më shumë se 4 persona.

Të gjithë lojtarët, përfshirë këtu edhe Milot Rashicën, duhet të jenë të kujdesshëm që të ruajnë në çdo rast distancën minimale prej 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Mirëpo një nga rregullat më të veçanta është ajo e “selfieve”. Zakonisht, pranë dyerve të klubit ka çdo ditë me dhjetëra tifozë që duan të kenë një foto kujtim me lojtarët e tyre të preferuar.

Tani, nëse klubi sheh të tillë, duhet t’i raportojë në polici që kjo e fundit t’i largojë dhe lojtarët e kanë të ndaluar që të ndalen me tifozët në një zonë me rreze 500 metra nga qendra sportive.


Shtuar 7.04.2020 06:45