Më në fund Fenerbahce pranon interesimin e Lazios për Muriqin

Skuadra e Fenerbaces sapo ka njoftuar se Lazio është në bisedime të avancuara me ta për transferimin e Vedat Muriqit.

Skuadra e Lazios prej kohësh është interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar, dhe si duket transferimi i tij po ndodhë me të vërtetë.

Pak çaste më parë vetë klubi i Fenerbahces përmes një postimi në ‘Twitter” e ka bërë të ditur se janë në bisedime me Lazion për Muriqin.


Shtuar 10.09.2020 06:57