Masat kundër Koronavirusit: Dezinfektohen 200 ndërtesa në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar dezinfektimi i 200 ndërtesave në kryeqytet Ahmeti ka shkruar në Facebook se Ndërmarrja Publike Banesore ka filluar me dezinfektimin e 200 ndërtesave, mirëmbajtjen e të cilave e ka nën menaxhim.

“Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka filluar sot dezinfektimin e 200 ndërtesave, mirëmbajtjen e të cilave e ka nën menaxhim”, ka shkruar kreu i Prishtinës.


Shtuar 17.03.2020 15:19