Categories: Uncategorized

LVV refuzon sërish ftesën e Hotit për takim

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin me lider politikë, të cilën e ka organizuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për t’i informuar rreth Samitit të Parisit dhe takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Hotit.

Të lidhura

None found

“Po, kemi pranua një ftesë për takim me liderë, të cilës, sikurse e kemi bërë veçse të qartë, nuk do t’i përgjigjemi. Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa legjitimit të ri përmes zgjedhjeve. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, e kjo qeveri, përveç se legjitime dhe jo legale, nuk është as e përgatitur dhe as nuk ka parime për këtë dialog”, theksoi ai.

Kryeziu ndër tjera deklaroi se në takimet e fundit me Serbinë, Kosova është përfaqësuar nga një qeveri e cila nuk ka legjitimitet.

“Në takimet e fundit, për fat të keq, Republika e Kosovës, u përfaqësua nga një qeveria palegjitimitet; e ç’orientuar në mungesë të një platforme për dialog; e dobët në raport me palën serbe duke qenë pa mbështetje të gjerë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë e varur aty nga një instrument i Serbisë siç është Lista Serbe; dhe e nënshtruar për shkak të konsensioneve tashmë të mëdha që në fazën paranegociuese me rastin e heqjes dorë nga parimi i reciprocitetit dhe përpjekjet për fuqizim të shtetësisë së Kosovës përmes anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, pohoi ai.

Zëdhënësi i LVV-së, pohoi se procesi i dialogut po përshkohet me mungesë të transparencës.

“Tutje, ky proces po vazhdon të përshkohet me mungesë të transparencës mbi agjendën paraprake të takimeve dhe përfundimeve pas tyre, që si derivat kanë deklarata plotësisht të papërgjegjshme dhe skandaloze, që shpërfaqin mungesën e përgatitjes dhe planifikimit, sikurse ajo e ditës së djeshme se të enjten ‘koordinatorit i bisedimeve’ do të fillojë hartimin e marrëveshjes finale megjithëse sot, dy ditë para udhëtimit në Bruksel emri i tij vazhdon të spekulohet”, u shpreh Kryeziu.

Takimi i liderëve është paralajmëruar të mbahet në ora 12:00.

Ndryshe, LVV kishte refuzuar edhe më herët të marrë pjesë në takimin e liderëve në muajin qershor, të cilin po ashtu e kishte organizuar kryeministri, Avdullah Hoti.

të fundit

Het-triku i Mbappés udhëheq Real Madridin drejt fitores së thellë ndaj Real Sociedadit

Real Madridi ka regjistruar një fitore bindëse 4-1 ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e mbetur nga java e parë, ku…

7 minutes ago

Zbulimi i mbetjeve në Zubin Potok rrit presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave

Mbetjet mortore në Zubin Potok kanë rindezur një betejë të ashpër diplomatike për fatin e të zhdukurve gjatë luftës. Krerët…

11 minutes ago

Kelmendi për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës: Besoj ende se Riza Salihu ishte kryevrasësi

Veprimtari Ibrahim Kelmendi, në pjesën e dytë të emisionit “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, ka folur për takimin…

12 minutes ago

Bill Gates paralajmëron për rreziqet e IA-së: 40% e vendeve të punës të mbeten për njerëzit

Inteligjenca artificiale do të jetë ose “mjeti më i madh për barazi i shpikur ndonjëherë”, ose “burimi më i keq…

14 minutes ago

Fenerbahçe rikthehet pas 17 vitesh në Ligën e Kampionëve, Muriqi kontribuon me gol

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi fitoi 2-1 në udhëtim ndaj Lyonit dhe,…

14 minutes ago

Përmbytje shkatërruese në Nepal, bilanci rëndohet në 150 viktima

Numri i viktimave nga rrëshqitja masive e dheut që goditi Qarkun Gyirong, pranë qytetit Shigatse në Tibet, në kufirin mes…

14 minutes ago