Categories: sport

Het-triku i Mbappés udhëheq Real Madridin drejt fitores së thellë ndaj Real Sociedadit

Real Madridi mposhti bindshëm 4-1 Real Sociedadin në ndeshjen e prapambetur të javës së parë, me Kylian Mbappén që shkëlqeu duke realizuar tre gola.

Të lidhura

None found

Rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të. Federico Valverde asistoi Mbappén, ndërsa sulmuesi francez ruajti qetësinë brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1-0.

Përgjigjja e Real Sociedadit erdhi vetëm katër minuta më pas. Luka Suçiç shfrytëzoi një situatë të rrëmujshme në zonë dhe në minutën e 44-t barazoi shifrat në 1-1.

Pas pushimit, skuadra madrilene vendosi plotësisht kontrollin mbi lojën. Mbappé riktheu Realin në avantazh në minutën e 60-të, duke konkretizuar një asistim të bukur të Jude Bellingham për rezultatin 2-1.

Tetë minuta më vonë, Bellingham dha një tjetër pasim vendimtar. Vinicius Junior depërtoi në zonë dhe shënoi golin që e thelloi epërsinë në 3-1.

Në minutën e 80-të, Vinicius mori rolin e asistuesit dhe shërbeu Mbappén, i cili realizoi për 4-1 dhe përmbylli het-trikun e tij.

Brahim Diaz e gjeti gjithashtu rrjetën gjatë minutave shtesë, por ndërhyrja e VAR-it bëri që goli të anulohej për pozicion jashtë loje.

Takimi u mbyll me triumfin 4-1 të Real Madridit dhe me Mbappén si figurën kryesore të një paraqitjeje spektakolare. Pas dy xhirove, mbretërit numërojnë 6 pikë.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago