Categories: sport

Fenerbahçe rikthehet pas 17 vitesh në Ligën e Kampionëve, Muriqi kontribuon me gol

Pas një mungese 17-vjeçare, Fenerbahçe ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve. Skuadra turke triumfoi 2-1 në fushën e Lyonit dhe u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Vedat Muriqi dha një kontribut të rëndësishëm në këtë arritje, duke hapur serinë e golave në minutën e 24-t. Sulmuesi kosovar përfitoi me shpejtësi nga një top i kthyer brenda zonës dhe, me një goditje precize, realizoi për 0-1.

Të lidhura

None found

Vetëm katër minuta pas golit të parë, Fenerbahçe e çoi rezultatin në 0-2. Mason Greenwood harkoi saktë nga këndi, ndërsa Nathan Aké fitoi duelin në ajër dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë.

Reagimi i Lyonit erdhi në pjesën e dytë. Malick Fofana shënoi në minutën e 61-të, duke e ngushtuar diferencën.

Skuadra vendase e dërgoi sërish topin në rrjetë pak më vonë dhe mendoi se kishte vendosur baraspeshën, por pas verifikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Muriqi qëndroi në fushë deri në minutën e 80-të, kur vendin e tij e zuri Romelu Lukaku. Ai e përfundoi kështu një tjetër paraqitje me peshë për Fenerbahçen.

Skuadra turke arriti ta administronte epërsinë deri në përfundim, duke vulosur një sukses të madh dhe rikthimin në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve pas 17 vitesh.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago