Këtu mund ta shikoni nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kanali zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në platformën YouTube ka paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ceremoninë e të cilës do ta mbikqyrë edhe presidentin amerikan Donald Trump.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet në “Dhomën Roosevelt” e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Pas nënshkrimi të marrëveshjes, presidentin amerikan Donald Trump do t’i presë në takim trepalësh, kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin Aleksander Vuçiq në zyrën ovale.


Shtuar 4.09.2020 15:31