Liga e Kombeve: Kosova ndalet nga Moldavia (VIDEO)

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja ndërmjet Moldavisë dhe Kosovës, e vlefshme për grupin 3 në Ligën e Kombeve (Liga C).

“Dardanët” e dominuan ndeshjen, por fati e donte që të mos dilnin me tri pikët nga kjo sfidë.

Fillimisht ishin moldavët që kaluan në avantazh, me anë të Nicolaescu në minutën e 19-të, në të vetmin rast të pastër të krijuar për gol.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat. Në pjesën e dytë, Kosova do ta niste vrrullshëm sfidë, por u desh të vinte minuta e 71-të për të barazuar rezultatin.

Edhe pse rastet nuk do të mungonin “Dardanët” nuk arritën të shënoin golin që do t’i dhuronte tri pikët.


Shtuar 3.09.2020 20:45