LDK e vendosur për rrëzimin e Qeverisë, këto janë detajet e fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht gjendet -4 vota për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Një burim i Klan Kosovës brenda LDK-së ka bërë të ditur se 2 deputetë të këtij subjekti janë kundër mocionit dhe 2 të tjerë abstenojnë.

Klan Kosova i di emrat e 4 deputetëve të cilët mund ta vënë në pasiguri LDK-në rreth inicimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Gjithashtu mësohet se LDK nuk ka kërkuar ndihmën e PDK-së por as edhe të Listës Serbe, për rrëzimin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Të gjitha këto zhvillime erdhen pas shkarkimit të paparalajmëruar të Agim Veliut nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Mësohet se ende nuk është e sigurt që seanca e mosbesimit të mbahet të shtunën.

Gjasat optimale janë që seanca të mbahet të hënën


Shtuar 19.03.2020 22:01