Lajm i mirë, asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 42 raste të reja me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook.

Fatmirësisht në orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

“Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj.


Shtuar 2.10.2020 13:07