Radio zyrtare e skuadrës së Napoli, ‘Radi Kiss Kiss’ ka dhënë lajme të hidhura që lidhen me kombëtaren e Kosovës.
Sipas raportimeve nga mediet lokale të Napolit, skuadra ka marrë vendime të ashpra, për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.
Napoli nuk do t’i lejojë lojtarët që të grumbullohen me kombëtare.
Grupi do të shkojë në izolim vullnetar për 14 ditët e ardhshme.
Ky kontekst bën që edhe ndeshja me Juventus të anulohet, por këtë ndeshje napolitanët do ta humbin me rezultat 3:0 në tavolinë, me shumë gjasë.