Kurti: Sfida më e madhe është punësimi

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, thotë se një ndër sfidat më të mëdha që e presin është punësimi.

“Sfida jonë më e madhë është punësimi, edhe nevoja më e madhe është punësimi. Emigrimi është më I madhë se kurrë më parë, kemi një lloj dyndje të popullsisë në kohë paqe. Kjo nuk ka të bëj vetëm me Kosovën, e çelësi për këtë gjë mendoj që është lidhja e sistemit arsimor me tregun e punës. Është e domosdoshme ta bëjmë këtë. Është sfidë e madhe e jonja” tha kryeministri në një intervistë në RTK.

Të lidhura

None found

“Pa një sistem të drejtësisë, pa një luftim të korrupsionit, ne nuk mund të kemi qëndrueshmëri” shtoi ai.


Shtuar 4.02.2020 19:58