Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar sot para mediave se nuk beson që Shtetet e Bashkuara do të kenë sanksione ndaj Kosovës, raporton Gazeta Express.
Ai thotë se nuk e ka verifikuar lajmin lidhur me bllokimin e milionave eurove për Kosovën.
“Nuk besoj në sanksione sepse Kosova dhe Amerika kanë marrëdhënie të veçantë dhe nuk e di për MCC se kam verifikuar lajmin”, ka deklaruar ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë goditjen e parë për kryeministrin Albin Kurtin, duke bllokuar fondet e planifikuar që të investoheshin në Kosovë përmes MCC.
Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, ka biseduar në telefon me Kurtin dhe i ka thënë atij se do të bllokohen 50 milionë eurot e MCC’së, ashtu sikurse do të bllokohet edhe projekti i gazit – ku ishte paraparë që të investohen rreth 150 milionë euro të tjera.