Kurti flet për ngjarjet që i paraprinë prishjes së koalicionit

ideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se në takimin që kishte pasur më 13 mars me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ai i kishte kërkuar atij që të merren vesh për politikën e brendshme.

Ish-kryeministri i Kosovës, Kurti, ka thënë se kishte iniciuar këtë takim pasi donte të merrej vesh me Thaçin për politikën e jashtme, pasi nuk po kishte koordinim me të. Por ai ka treguar se Thaçi i tha se fillimisht duhet të merren vesh për politikë të brendshme. E kur nuk u bë kjo atëherë erdhi te kërkesa e tij për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Pas kësaj ishte shkaktuar ministri Agim Veliu nga Albin Kurti që më pas çoi edhe te mocioni i mosbesimit dhe rrëzimi i Qeverisë Kurti.

“Koalicioni VV-LDK ka qenë koalicion që e ka vendosur qytetari. Por e rrënuan ata që iou bashkuan presidentit dhe PAN-it. Para shkarimit të Veliut janë tre hapa tjerë. Njëri hap ishte takimi me presidentin aktual më 13 mars e premte, më pastaj ishte letra që ma dërgoi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që më thoshte se porsa të kalojë çështja e virusit dalim nga koalicioni, pasi nuk e duronin dotë trysnin nga Grenelli, për çështjen e heqjes së taskës, braktisjes së konceptit të reciprocitetit. Dorëzimit të kërkesave, të cilat para se të jenë të ambasadorit Grenell ishin të presidentit Vuçiq. Më ka dërguar letër më datën 16 mars në ora 11 të paradites, por para kësaj letre ishte takimi me presidentin Thapçi më 13 mars. U takuam pasi në tryezën ndërkombëtare flisnim ndryshe. Në paraqitjet tona ndërkombëtare nuk ishim të sinkronizuar. Ishte inciativë e imja të koordinohemi me të. Isha i intersuar për takim. Me atë doja ta definoja çfarë është e përbashkëta në politikën e jashtme, ta theksojmë jashtë vendit. E mospajtimit t’i lëmë brenda. Por presidenti interesohej para darkordimi për të jashtmen të dakordohemi për të brendshme. Ishte i interesuar të merremi vesh për pozita institucionale dhe ekonominë e Kosovës. I bie që të merremi vesh për gjërat e ekonomisë e politikës në Kosovë, me stilin qysh e ka bërë me kryeministrat paraprak”, ka thënë Kurti për DESKU-n në KTV.

Ai ka treguar se qysh Thaçi nuk i kishte treguar se çfarë marrëveshje e ftonte të nënshkruante në Washington.

“Ai donte të merreshim vesh për politikë të brendshme. Kur nuk u morëm vesh të shkonin në Washington për marrëveshje pa dialog e kur nuk u morëm vesh për politikën e brendshme para të jashtme, siç i interesonte atij, atëherë me 16 mars ishte e hënë, në ora 16:00 më thirri në telefon dhe kërkoi nga unë mendimin tim mbi shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme si iniciativë e tij. Pasi nuk arriti t’i ndajë me mua ekonominë e institucionet e Kosovës dhe nuk isha dakord t’i dorëzohemi kërkesave Serbisë e të shkonin Washington pa kurrfarë dialogu për marrëveshje të shpejt, atëherë kaloj te shpallja e gjendjes jashtëzakonshme, kishim 19 të infektuar e asnjë të vdekur”, tha Kurti.


Shtuar 22.09.2020 18:37