Kurti e Limaj shihen bashkë në ambientet e Kuvendit, çfarë diskutuan?

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj gjatë ditës janë parë bashkë në Kuvendin e Kosovës.

Edhe pse nuk dihet se çka kanë diskutuar, Gazeta Blic merr vesh se ata janë parë së bashku në kohën kur po e pritnin përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles.“Lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj janë parë bashkë sot në Kuvend.

‘Takimi’ i tyre ka ndodhur në kohën kur po e prisnin përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles. Nuk dihet nëse ata janë takuar rastësisht dhe nëse kanë biseduar për ndonjë temë, sidomos atë për koalicionin qeverisës”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Merret vesh poashtu se Limaj në Kuvend gjatë kësaj kohe është parë të flas edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me liderin e Nismës, Fatmir Limaj por ky i fundit nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë temë.As nga Vetëvendosje nuk kanë folur për mundësinë e një takimi ndërmjet dy liderëve.

Në anë tjetër, deputeti i Nismës, Endrit Shala për Gazeta Blic tha se raportimi i medieve, që Limaj është takuar sot me anëtarin e VV-së, Xhelal Sveçla, është i pavërtetë.Sipas Shalës, Sveçla nuk është në nivel që të takohet me zyrtarisht me Fatmir Limaj.

Ai shtoi se Limaj gjatë ditës së sotme u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me liderët e partive politike, ndërsa nuk ka pasur asnjë takim tjetër ndaras me ndonjë përfaqësues të ndonjë subjekti tjetër politik.“Zotri Sveçla nuk është nivel për me u taku me zotri Limaj zyrtarisht, Limaj sot ka pas takim me Borell dhe gjithë liderët e partive politike në Kosovë dhe Limaj nuk ka pas asnjë takim ndaras me asnjë kryetar të partive tjera politike”, tha Shala.“Raportimet janë të rreme”, shtoi ai.Shala tha se së shpejti NISMA zyrtarisht do të lëshojë një komunikatë për medie ku do të sqaroj gjithçka në lidhje me pretendimet e medieve për këto takime.“Për momentin jam me Limaj dhe së shpejti do kemi edhe një komunikatë të NISMA-s, ku e sqaron që nuk ka ndodhë asnjë takim tjetër”, tha Shala për GazetaBlic.


Shtuar 30.01.2020 15:10