Kurti dhe Mustafa pritet të takohen në orën 15:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet në orën 15:00 me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohe ende nuk dihet se ku do të mbahet takimi, duke qenë se dy partitë deri tash janë takuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky do të jetë takimi i parë mes dy liderëve pas zhvillimeve të 26 dhjetorit prej ku Glauk Konjufca u zgjodh në krye të Kuvendi të Republikës së Kosovës.

Kurti përmes një videomesazhi dje ka treguar se ka provuar që ta kontaktojë Isa Mustafën megjithatë ky i fundit nuk është përgjigjur./GazetaExpress/


Shtuar 7.01.2020 13:58