Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se janë konfirmuar edhe dy raste tjera të prekura me koronavirusin e ri.
“Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç”, është thënë në njoftim.
Numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 35 në rang vendi.