Categories: Uncategorized

Kosova në krizë të madhe pas pandemisë, me keq se pas luftës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka kërkuar që rishikimi i buxhetit të bëhet në afat sa më të shpejt.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se ende nuk janë bërë pagesat e pjesës së parë nga Pako Emergjente për të gjitha kompanitë të cilat i kanë plotësuar kushtet.

Të lidhura

None found

Sipas tij, këto pengesat që tani po i bënë Kuvendi në mosmiratimin e rishikimit të buxhetit dhe një pjese të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare po e vështirësojnë implementimin e pakos.

“Realisht nuk është përfunduar as pjesa e parë e pakos emergjente për të gjitha kompanitë që kanë aplikuar. Jam duke folur për kompanitë të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe poashtu edhe për pjesën e dytë dhe për pjesën e qirave ende nuk ka asnjë sinjal që kur do të mund të ekzekutohen”.

“Këto pengesat që tani po i bënë Parlamenti në mos miratimin e rishikimit të buxhetit dhe një pjese të marrëveshjeve financiare, ndërkombëtare po e vështirësojnë pjesën e pakos emergjente dhe po dërgojnë sinjale negative për të ardhmen duke e ditur që pjesa e rimëkëmbjes ekonomike varet pikërisht nga marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në funksion apo në përkrahje të kësaj faze”, shtoi ai.

Tutje, ai thotë se shumica e bizneseve nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50%.

Sipas tij, shpresa e vetme mbetet Pakoja e Rimëkëmbjes për të dalë nga kjo gjendje të cilën nuk e kemi pasur që nga paslufta.

“Për sektorin privat është gjendje jo e lehtë, një gjendje të cilën nuk e kemi pasur që nga paslufta, komplet një situatë e panjohur. Realisht edhe pse janë hapur pjesa më e madhe e bizneseve dhe një pjesë tjetër po pritet të hapen pas vendimeve të fundit të Qeverisë. Nëse e krahasojmë qarkullimin e këtij viti në raport me vitin e kaluar nuk e tejkalon më shumë se 50%”.

Rukiqi tha se edhe kur është dizajnuar pakoja emergjente nuk ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore.Ai tregoi pasojat sa i përket mungesës së buxhetit të cilat do ta shkatërrojnë ekonominë e vendit.

“Edhe kur është dizajnuar Pakoja Emergjente nuk ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore. Ne edhe atëherë kemi bërë thirrje që të gjithë të mobilizohen pozitë dhe opozitë të ulen në parlament dhe të diskutojnë se cila është rrugëdalja më e mirë në mënyrë që të mos pësojë sektori privat”.

“Ne jemi duke folur për një pjesë të mirë të qytetarëve të këtij vendi të cilët e kanë të varur vendin e punës nga masat që do t’i ndërmarrin institucionet e vendit dhe këtu nuk ka përgjegjësi vetëm Qeveria, por edhe Parlamenti i cili duhet të marrë vendime në dobi të qytetarëve”.

“Duhet të sigurohen mjetet nga fondet ndërkombëtare një pjesë po normalisht edhe nga burimet e brendshme duke përfshirë edhe buxhetin e brendshëm, por të tërhiqet edhe një pjesë e mirë e trustit penisonal atë 10% . Pasojat janë të tilla që do ta shkatërrojnë ekonominë e vendit”, shtoi ai.

të fundit

Video/ Reagimi i Mark Zuckerberg pas shijimit të parë të Guinness bëhet viral

Pronari i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas reagimit të tij gjatë provës së birrës së…

5 minutes ago

Michael Douglas zbulon se largësia e ndihmoi të shpëtonte martesën me Catherine Zeta-Jones

Aktori i njohur Michael Douglas ka rrëfyer për herë të parë në detaje një nga periudhat më të vështira të…

6 minutes ago

Beaten by police at a protest, young man’s sister describes his condition: He has fractures to his spine and skull! Those responsible will be held accountable

Motra e të riut, Muhamet Skana, që u përplas përtokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me…

25 minutes ago

China’s bridge, from infrastructure link to tourist icon

Ura e Kanionit të Madh Huajiang, mbi rrjedhën e lumit Beipanjiang, është ura e varur më e lartë në botë.…

25 minutes ago

Students demand his resignation, Rama again attacks protesters: lawless ones who have returned with the fury of burning and destruction!

Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, reagoi sërish për protestat e studentëve, duke lënë të kuptohet se pavarësisht thirrjeve për…

25 minutes ago

Tanker carrying over 2 million barrels of oil catches fire after striking a mine in the Strait of Hormuz

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se një anije cisternë nafte u përfshi nga flakët pasi goditi një minë në Ngushticën…

26 minutes ago