Categories: maqedoni

Interes i ulët për regjistrim në shkollat profesionale të Tetovës

Pavarësisht se nevoja e tregut të punës dhe orientimi drejt profesioneve po rriten vazhdimisht, shkollat e mesme profesionale në Tetovë po përballen me mungesë nxënësish.

Interesimi më i vogël gjatë dy afateve të para të regjistrimit është evidentuar në Shkollën ekonomike dhe në atë të tekstilit.

Të lidhura

None found

“Në shkollën ekonomike për fat të keq kemi numër të vogël të nxënësve të pranuar, e që numri është rreth dyzet, dhe tek shkolla e mesme tekstile, deri më tani nxënësit që kanë plotësuar kriterin me 45 pikë janë pranuar vetëm 44 nxënës dhe aty, do kërkojmë nga Ministria ulje të numrit të pikëve që të mund nxënësit që nuk kanë plotësuar kriteriumin e pikëve të regjistrohen”, u shpreh Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

Nga ana tjetër, drejtimi më i preferuar mbetet ai i mjekësisë. Që në afatin e parë janë mbushur të gjitha vendet për profilin motër medicinale, ndërsa për drejtimin e kozmetikës kanë aplikuar mbi 200 nxënës për vetëm 30 vende të lira.

“Në afatin e parë të regjistrimit ne kishim diku mbi 600 aplikime në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke. Ndërsa në afatin e dytë afër 200 aplikime, por prej tyre shumë pak plotësonin kushtet për drejtimet 70 pikë. Prej tyre janë pranuar diku vetëm 20” , tha Malësore Ramadani, Drejtoreshë e SH M M “Nikolla Shtejn”.

Sipas Ramadanit, ende ka vende të lira në drejtimet teknik i farmacisë, asistent dentar dhe gjinekologji, por kriteri i pikëve do të mbetet i njëjtë dhe nuk do të ketë ulje.

Pas mjekësisë, interesimi më i lartë në Tetovë është për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, megjithatë në disa drejtime vazhdojnë të ketë vende të lira për regjistrim në afatet e mbetura./Alsat/

të fundit

Dellova rikthehet në dispozicion të Amedsporit për sfidën ndaj Galatasarayt

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Amedsporit pasi mungoi…

58 seconds ago

Haxhiu calls for a strategy to support KLA leaders on appeal

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që…

7 minutes ago

Lutfi Dervishi mocks Rama: Tear gas, water, drones, fines and handcuffs for citizens, but dialogue on the causes driving them into the streets!

Në një reagim në rrjete sociale, analisti dhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke parashtruar…

8 minutes ago

Analysis: Congressional race puts Trump’s presidency to the test

Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në…

8 minutes ago

Belgium: De Wever submits resignation after deadlock over 2027 budget

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka paraqitur dorëheqjen Mbretit Philippe këtë të hënë, pas dështimit të negociatave për…

8 minutes ago

Rama, resign” / Day 21 of protests / Students enter the University of Arts and call for a boycott (VIDEO)

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…

8 minutes ago