Categories: maqedoni

Kasami dhe Mexhiti: Jurisprudenca në shqip, premtimi i mbajtur

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë reaguar pozitivisht ndaj mundësisë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë arritje si një moment historik për studentët shqiptarë.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ata kanë deklaruar se ky zhvillim shënon një përparim të rëndësishëm për barazinë dhe respektin ndaj gjuhës shqipe.

Të lidhura

None found

“Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip! Një ditë historike për studentët shqiptarë dhe një hap i rëndësishëm për barazinë dhe dinjitetin e gjuhës shqipe”, thuhet në reagimin e tyre.

Kasami dhe Mexhiti kanë nënvizuar se premtimet marrin vlerë kur shoqërohen me vepra, ndërsa studentëve shqiptarë u kanë përcjellë urimin: “Studentë të dashur, ta gëzoni këtë të drejtë!”.

Në fund të mesazhit, ata kanë uruar gjithashtu Festat e Nëntorit.

të fundit

Tetovë, 51-vjeçari hyn në shkollë gjatë pushimit dhe sulmon dy nxënës të mitur

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

1 minute ago

Pas përplasjes me VLEN-in, Dimitrievski vendos flamurin shqiptar në godinën e Komunës së Kumanovës

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…

2 minutes ago

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

5 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

5 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

5 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

5 hours ago