Categories: Uncategorized

Kryeministri Hoti prezanton masat e pakos së rimëkëmbjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve, përfaqësuesit e BQK-së dhe të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar rreth Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike si dhe për masat e rimëkëmbjes ekomomike, të cilat janë miratuar në qeveri si pjesë të programit qeverisës.

“Ju garantoj se do të punojmë bashkë për përgatitjen e planit detaj për zbatimin e këtyre masave dhe pasurimin e këtyre masave për t’u realizuar në praktikë. Ne i kemi bërë disa analiza paraprake, dhe është një vlerësim i përgjithshëm se ekonomia e Kosovës ka pësuar rreth 5 për qind të bruto produktit të brendshëm si rezultat i pandemisë. Masat që i kemi paraparë në periudhën afatshkurtër do të koncentrohen që ne sa më parë që është e mundur të kompensojmë këtë rënie ekonomike dhe ta kthejmë ekonominë aty ku ka qenë para pandemisë”, tha kryeministri Hoti, duke theksuar se këto masa krijojnë mundësi për ta vendosur ekonominë e Kosovës në një trajektore krejt tjetër të zhvillimit ekonomik afatgjatë, transmeton lajmi.net.

Të lidhura

None found

Duke theksuar se e gjithë kjo mund të arrihet nëse i bëjmë bashkë forcat dhe përpjekjet tona, kryeministri Hoti ka garantuar se si qeveri do ta kenë mbështetjen dhe bashkëpunimin e nevojshëm për t’i dizajnuar më në detaje këto masa.

“Gjatë fazës së implementimit do të punojmë bashkë për t’u siguruar se këto fonde do të shkojnë në vendin e duhur, atje ku japin efektin maksimal. Mbi të gjitha këto masa nuk interferojnë shumë në parimet bazike të konkurrencës, gjithmonë duke i respektuar udhëzimet e Komisionit Evropian dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare sa i përket ndërhyrjeve në ekonomi që po i bëjnë qeveritë e ndryshme”, tha kryeministri Hoti.

Më tej, kryeministri Hoti tha se do shihet mundësia e funksionalizimit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku do të jenë të përfshira të gjitha palët me interes dhe shtoi se orientimi i qeverisë është krijimi i bazës ligjore përmes Ligjit të Buxhetit, për krijimin e një fondi në të cilën bëhen bashkë një pjesë e konsiderueshme e mjeteve nga Buxheti i Kosovës përmes identifikimit të kursimeve të ndryshme ose nga projekte që nuk kanë pasur mundësi të zbatohen për shkak të pandemisë dhe mjete të tjera për të cilat është dhënë zotimi nga partnerët zhvillimor, duke filluar nga Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe partnerë të tjerë zhvillimor që do të kontribuojnë në fondin për rimëkëmbjen ekonomike.

“Orientimet tona janë që deri në vjeshtë të këtij viti ne të kompensojmë bizneset dhe familjet së paku për pjesën që kanë pësuar si rezultat i pandemisë dhe pastaj t’i vëmë në praktikë masat që na mundësojnë që në pjesën e mbetur të këtij viti dhe në veçanti gjatë vitit 2021 të hyjmë në projekte zhvillimore të natyrës më afatgjate”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti më këtë rast ka prezantuar 9 masat që janë paraparë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike:

1. Lehtësimi i qasjes në financim; 2. Zvogëlimi i barrës tatimore; 3. Masat për mbështetje të punësimit; 4. Bujqësia; 5. Masat për stimulim të kërkesës agregate; 6. Mbështetje për ndërmarrje publike për operim të rregullt dhe investime kapitale të rëndësisë strategjike; 7. Rishikimi i Buxhetit për 2020 dhe relaksimi i kufizimeve fiskale dhe i borxhit publik; 8. Masa mbështetëse për ekonomi nga sektori financiar; 9. Mobilizimi për financimin e masave. /

të fundit

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

9 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

9 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

9 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

9 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

9 minutes ago