Categories: Uncategorized

Kosova mbyll kufirin me Shqipërinë: Vendos taksë 22 euro për kamionët

Ministria e Transportit në Kosovë ka dhënë sot urdhrin, që ndalon futjen e qytetarëve shqiptarë në vendin fqinj.

Shtetasit shqiptarë që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës janë hasur me kërkesa të paprecedenta, të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare.

Të lidhura

None found

Bëhet me dije se dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas policisë kosovare, kjo taksë duhet paguar për dezinfektimin e kamionëve.

Po ashtu, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar, teksa iu është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin apo jo. Nëse ata nuk janë të pajisur me këtë certifikatë, atëherë ata do të duhet t’i nënshtrohen karantinimit njëjavor në Kosovë.

Kjo situatë vjen në një kohë kur Shqipëria ka njoftuar hapjen tërësisht me fqinjët dhe ka nisur të presë edhe turistët e parë nga Kosova.

të fundit

Gërvalla dhe Sveçla raportojnë sot për rastin e Arlinda Zekajt, paralelisht zhvillohet protestë para Qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot një konferencë të…

5 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit 30 Tetor 2026, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash,…

15 minutes ago

Gërvalla dhe Sveçla japin sot detaje për rastin e Arlinda Zekajt, ndërsa paralajmërohet protestë para Qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët…

16 minutes ago

Horoskopi 30 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë…

17 minutes ago

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com brings you a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

6 hours ago

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com presents a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

6 hours ago