Categories: kosovë

Gërvalla dhe Sveçla raportojnë sot për rastin e Arlinda Zekajt, paralelisht zhvillohet protestë para Qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të dalin sot në një konferencë të përbashkët për media për të folur rreth vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Takimi me gazetarët është caktuar për orën 09:00 dhe do të mbahet në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Në të njëjtën kohë, para ndërtesës së Qeverisë pritet të mblidhen protestues që kundërshtojnë vrasjen e grave, transmeton “Bota sot”.

Të lidhura

None found

Konferenca do t’i kushtohet raporteve të përgatitura për këtë rast dhe hapave që institucionet do të ndërmarrin më tej, ka bërë të ditur Qeveria.

Një ditë më herët, Zyra e Kryeministrit njoftoi se kishte marrë raportet e detajuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Zekajt.

Dokumentet pritet të analizohen me kujdes për të përcaktuar nëse ka pasur lëshime, neglizhencë, mungesë reagimi apo përgjegjësi institucionale gjatë trajtimit të rastit.

“Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Protesta e paralajmëruar vjen pas reagimit të gjerë publik që shkaktoi vrasja e Arlinda Zekajt dhe kërkesave që institucionet përgjegjëse të japin llogari.

Gjatë ditëve të fundit janë mbajtur protesta, ku është kërkuar verifikimi i veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve të përfshirë në trajtimin e rastit të viktimës.

të fundit

From likes to taxes, the government is preparing a new tax scheme for influencers

Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë…

13 minutes ago

Currency exchange/How much the dollar and euro are bought and sold for, and what is happening with other currencies

Këtë të premte, një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro, blihet me 90.6…

14 minutes ago

Weather forecast for October 30, 2026: Clear spells, clouds and rain

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash,…

14 minutes ago

Horoscope for October 30, 2026: Discover what the stars predict for each sign

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë…

14 minutes ago

Gërvalla and Sveçla to report today on the Arlinda Zekaj case as protest takes place outside government building

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot një konferencë të…

16 minutes ago

Gërvalla and Sveçla to provide details today on the Arlinda Zekaj case as protest is announced outside government headquarters

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë të përbashkët…

16 minutes ago