Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përmbajtur masave rreth përhapjes së koronavirusit.
Ai nuk i ka dhënë dorën sot shefit të EULEX, Lars Gunnar Wigemark, me të cilin pati takim.
“Masat parandaluese kunder përhapjes së coronavirusit në takimet e kryeministrit”, ka shkruar këshilltari për media i Kurtit, Erzen Vraniqi.
Ndërkohë, këto masa të kryeministrit Kurti vijnë vetëm një ditë pasi e tha vetë se nuk do t’u flas për dore as ministrave të tij.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga institucionet që të nisin me dezinfektimin e hapësirave të tyre, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.