Klinaku: Hetuesit e Specialës nuk bën bastisje në zyrat e OVL e UÇK-së, me ta kemi pi kafe

Sekretari i OVL së UÇK-së, Faton Klinaku, ka mohuar zërat se kinse hetuesit e Dhomave të Specializuara kanë kryer bastisje në zyret e OVL e UÇK-së.

“Hetuesit kanë qenë në zyrë sepse i kemi pranuar në takim, kemi pi kafe dhe ua kemi dhënë kopjen (pas konsultimit me telefon me kryetarin Gucati), kopje që e kemi pasur për t’ia dorëzuar prokurorisë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Media të nderuara!

Në disa lajme që i pashë, thuhet se hetuesit e dhomave të specializuara kanë bastisur zyret e OVL UÇK-së gjë që nuk është e vërtetë.

Hetuesit kanë qenë në zyrë sepse i kemi pranuar në takim, kemi pi kafe dhe ua kemi dhënë kopjen (pas konsultimit me telefon me kryetarin Gucati), kopje që e kemi pasur për t’ia dorëzuar prokurorisë.

Ashtu siç e kemi thënë dje, iu tham edhe hetuesve që tri kopje të atyre dosjeve ua kemi dhënë mediave.


Shtuar 8.09.2020 18:34