Kënga “Besa Besë” nga Nushi dhe Bim Bimma ngjalli reagimet e serbëve (FOTO LAJM)

Serbët kanë reaguar pas publikimit të projektit muzikor “Besa Besë”.

Nushi dhe Bim Bimma kanë bashkuar idetë për projektin e tyre të përbashkët muzikor, shkruan lajmi.net.

“Besa Besë”, titullohet kënga e cila erdhi e realizuar edhe me videoklip. Kjo këngë u pëlqye nga publiku shqiptar mirëpo jo edhe nga serbët.

Pranë videos në kanalin zyrtar në Youtube, ata kanë pranuar komente të ndryshme nga serbët.

“Kosova është zemra e Serbisë”, ishin disa prej komenteve që ata kishin zgjedhur ti shkruanin. Në vazhdim ua sjellim një fotografi e cila e dëshmon këtë.


Shtuar 26.08.2020 19:10