Juristja pranë Gjykatës në Hagë: Specialia e Kosovës është rast i paprecedentë

Juristja Rudina Jasini me një përvojë disa vjeçare pranë Gjykatës së Hagës ka folur nga Oksfordi për Opinion, ku ka shpjeguar mënyrën se si po funksionon Gjykata Speciale e Kosovës.

Në grupin mbrojtës të ish-Kryeministrit Haradinaj në Hagë, Jasini tha ndër të tjera se rasti i kësaj gjykate është i paprecedentë.

Fevziu: Përse për Kosovën u ngrit një Gjykatë Speciale që vepron në Hagë dhe nuk u çuan krimet e luftës në Gjykatën e Hagës?

Jasini: Diskursi lidhur me ngritjen e gjykatës, duhet të shtrohet nëse ky vendim ishte një shprehje vullneti e Kosovës dhe nëse ishte institucioni më adeguat. Ajo që ka rezultuar është krijimi i një gjykate sui genereis, si një rast i paprecedentë. Në rastin konkret kjo gjykatë mban punën e organit legjislativ të Kosovës. Pra u votua si një gjykatë vendore, pavarësisht se ishte trysnia e ndërkombëtarëve, por u votua bindshëm nga depuetët e Kosovës me përjashtim të anëtarëve të LVV.

Fevziu: Çfarë juridiksioni ka gjykata?

Jasini: Kemi të bëjme më një gjykatë vendore, që normalisht është pjesë e sistemit të Kosovës. Tërësisht e përbërë nga staf ndërkomnbëtar. Aspekti tjetër, është një gjykatë me mandat të përkohshëm dhe juridiksion specifik për vepra të krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që përfshin në juridiskion periudhën Janar 1998- Dhjetor 2000.


Shtuar 25.06.2020 20:18