Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka apeluar qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve të ekspertëve e të qëndrojnë në shtëpi.
Në një postim në Facebook, IKSHPK ka shkruar se situatën epidemiologjike “po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!”
“Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!” thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Njoftimi i plotë:
NE MUNDEMI BASHKË ME JU!
Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!
Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!
Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.
Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët
Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!