Categories: Uncategorized

Hoti zbulon planin për Qeverinë e tij: Do ketë 16 ministri

I nominuari për kryeministër nga LDK-ja Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e tij në përbërjen e saj do t’i ketë 16 ministri, por se nuk ka treguar se cilët do të jenë ministrat nga radhët e LDK-së.

Ndonëse kanë kaluar tri orë që nga takimi LDK-ja as gjatë ditës së sotme nuk ka arritur të vendos se kush do të jenë ministrat e saj.

Të lidhura

None found

“Kabineti do të ketë 16 ministri, besoj që sot ose nesër do ti publikojmë. Nuk kemi vendos ende e kemi informu në detaje kryesinë e LDK’së se kemi caktu ende kabinetin nga ana e LDK’së po presim për kohën se kur do të mbahet seanca.

Kemi bërë një riorganizim të ministrive për të ruajtur funksionalitetin te pjesa e ekonomisë, kemi bë disa ndryshme, detajet me partnerët do ti bëjëmë publik”, ka thënë Hoti.

Ai tha se brenda LDK’së nuk ka asnjë mospajtim lidhur me marrëveshjen.

“Asnjë mospajtim nuk është i kam mrri marrëveshjen me kolëget, po presim kohën kur do të mbahet seanca”, shtoi ai.

Hoti tha se nuk i ka marrë ende emrat e ministrave nga subjektet tjera, i pyetur për disa propozime që kanë qenë të dënuar nga gjykata.

“Ende nuk i kam marrë emrat ata që janë bë publike i keni pa edhe ju ka pas një letër këmbim për parimet e bashkëqeverisjes duhet të ju përmbahemi në përpikëri.

Do ta prezantojmë bashkë me partnerët koalicionin”, ka thënë ai.

Sa i përket Listës Serbe, Hoti tha se ata janë partnerë ashtu sic përcaktohet edhe në Kushtetutë.

“Ata janë partnerë qeverisës edhe në bazë të kushtetutës dhe do të kenë aq sa kanë pas brenda qeverie”, ka deklaruar ai.

të fundit

Ahmeti zhvilloi takim me të Dërguarin e Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

2 minutes ago

Kurti: Ligji për Byronë u vonua mbi tre vjet e gjysmë, por synimi ynë vazhdon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

2 minutes ago

Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët marshojnë në Prishtinë për drejtësi

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

3 minutes ago

Tym i dendur mbulon periferinë e Elbasanit, shqetësim për ndotjen në Bradashesh

Tymi i dendur ngrihet kilometra mbi tokë, ndërsa banorët raportojnë aromë mbytëse. Dyshimet për djegien e gomave të përdorura, ende…

10 minutes ago

Krijohet grupi punues për hartimin e ligjit mbi pensionimin e parakohshëm të policëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Projektligjit për…

14 minutes ago

Erion Veliaj’s transfer to Fier, Prisons Directorate: Procedures were followed, order classified as a “state secret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, pas spekulimeve mediatike…

21 minutes ago